Thursday, April 23, 2026
Ballina Aktualitet Blinken do të udhëtojë drejt Kievit të dielën,  takim “kokë më kokë”...

Blinken do të udhëtojë drejt Kievit të dielën,  takim “kokë më kokë” me Zelenskyn

0
81

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Kievin të dielën.Lajmi u konfirmua nga presidenti Volodomyr Zelensky. Blinken do të shoqërohet nga Sekretari i Mbrojtjes të SHBA, Lloyd Austin.

Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e diplomatëve amerikanë në Ukrainë që prej pushtimit rus në 24 shkurt.  

“Nesër, zyrtarët amerikanë do të vijnë të na vizitojnë”, u tha Zelensky gazetarëve në një deklaratë për shtyp.

Zelenskyy tha gjithashtu se SHBA duhet të ndikojë në vendet e tjera evropiane për të furnizuar Ukrainën me armë, duke shtuar se do të dëshironte që kjo të ndodhte sa më shpejt.

Zjarr Tv Ad