Ulsi Manja jep lajmin e mirë: Procesi i çeljes së negociatave me Bashkimin Europian nis brenda këtij viti

0
84

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka folur sot për procesin e çeljes së negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian, proces që sipas tij pritet të nisë brenda këtij viti.

Ai tha se rizgjedhja e Macron si President i Francës është një hap shprese për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE, teksa shtoi se Ministria e Drejtësisë ka bërë përpjekje të mëdha dhe po drejton këtë proces së bashku me Ministrinë e Jashtme.

“Zgjedhja e Macron është një hap shprese për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE. Me fitoren e Macron kemi shpresë për çeljen sa më shpejt të negociatave të Shqipërisë me BE. Vitet e fundit ishim dëshmitar për procesin e tej-zgjatur së negociatave pavarësisht se Shqipëria ka plotësuar kushtet.

Megjithatë përpjekjet tona nuk janë ndalur dhe janë të mëdha, pasi kemi siguruar që ky proces nis brenda vitit. Me hapjen e plotë të negociatave komunikimi me strukturat e Bashkimit Europian do të intensifikohen, negociatat do të jenë një proces tej kompleks por ne do t’i ofrojmë funksionarët më të mirë të cilët do të mbajnë peshën e madhe për progresin e Shqipërisë. Këta funksionarë kanë peshën e madhe të integrimit të Shqipërisë.

Çdo punë do të shumëfishohet, sytë vëzhghues do të rriten, kërkesat do të ashpërsohen. Ne duhet të funksionojmë si sahat që nga momenti i fillimit deri në integrimin e plotë të Shqipërisë në BE. Ministria e Drejtësisë ka bërë përpjekje dhe drejton këtë proces në bashkëpunim me ministrinë e Europës dhe Punëve të Jashtme. Në Ministrinë e Drejtësisë nga muaji shtator ka një drejtori e cila fokusohet në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha Manja.

Zjarr Tv Ad