Artisti i njohur Frederik Ndoci ka folur mbi jetën e tij profesionale dhe atë private. Gjatë një interviste të dhën ai është ndalur te r te vajza e tij e dytë, Klea, me të cilën ka marrëdhënie shumë të mira.
Gjatë një shoë televiziv kohë më parë, Klea ka thënë që ka filluar rrugën e drogës që 12 vjeç, ndërsa 13-vjeç e kishte gjetur veten duke konsumuar drogë. Këtë periudhë artisti e përshkroi si më të keqen për të bijën duke u shprehur:Ishte një periudhë shumë e keqe e vajzës sime Klea.
Duket se e ka ndjerë largimin tim, sepse ishte shumë e lidhur me mua dhe ka parë realitetin në anën tjetër që nuk ishte shumë pozitiv për të dhe më kollaj e kanë ato jetën e vagabondazhit se të të dhurojnë një tufë me lule. Edhe Klea ishte addiction ( e varur nga lëndët narkotike). Shansi ishte që iku nga ky addiction dhe hapi një emision televiziv.
Siç ka bërë me dije prej vitesh, martesa e tij e parë, përfundoi pak pas zhvendosjes në Amerikë pasi ish-bashkëshortja e tij ishte lezbike. I pyetur, si e zbuloi këtë, Frederiku tha: ‘Pasi u bëmë me dy fëmijë, i morëm në krahë dhe vendosëm të iknim jashtë. Pastaj sa shkuam në Amerikë, ajo më tha ‘Unë dua Suzanën, jo ty’.
Unë merrja pjesë në filma nga 2-3 muaj, ajo merrte një shoqe se kishte frikë të flinte vetëm. Po, ku i dinim ne këto punë? Këto janë gjëra të studiuara, edhe në shkollë bëhet edukatë të dish prirjet e njeriut. Kurse atëherë nuk i dinim ne. Nëse nuk shkonte me mashkull, thoshim se e kam te ndershme, e kam në rregull.’




