Në një intervistë për Ora News me gazetaren Katerina Hysenllari, eksperti i çështjeve ligjore në PD, dhe anëtari i Rithemelimit Çlirim Gjata u shpreh se delegatët janë zgjedhur me votat e fshehta.
Sipas tij, tashmë PD-ja i është rikthyer votës së fshehtë e bashkimit dhe theksoi se grupi i Bashës mund të shkojë drejt një parti ose mund të krijohen fraksione brenda për brenda partisë.
Çlirim Gjata: Sot një vit kemi zgjedhje lokale dhe çfarë synon ai ankimim në gjykatë të bëjë? Do që të shkojmë në zgjedhje dhe Edi Rama t’i marrë zgjedhjet në tavolinë. Alibeajn e ka shkarkuar kuvendi ashtu sikurse është bërë me Bashën. Alibeajn nuk e kemi përjashtuar nga partia. Asnjëherë nuk ka ndodhur që të kemi përjashtuar njeri edhe kur kemi pasur probleme me njëri-tjetrin. U përjashtua Berisha dhe më pas u përjashtuan deputetë e anëtarë të tjerë. Mblidheshin 60 vetë si byrotë e Enverit dhe përjashtonin njerëz.
Tashmë një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, sepse duhet të mblidhen strukturat e partisë, është e parashikuar në statut. Gabimi që çoi në përplasjen e madhe është se Basha e zbriti krizën në bazë duke mbyllur dyert e demokratëve dhe i mbylli ata në shtëpitë e tyre. Janë rreth 39 vetë që janë përjashtuar nga postet e partisë. Të gjitha këto ranë me 6 marsin, kongresin dhe vendimin e gjykatës. Alibeaj është deputetët i PD-së dhe funksionar i PD-së. Askush nuk përjashtohet, por ftohet të bashkëpunojë. Por ata thonë ik ti të diskutojmë.
Çlirim Gjata shtoi se nuk bën vaki që gjykata t’i japë të drejtë Alibeajt për vendimin e statutit të partisë sepse është e paligjshme.
Çlirim Gjata:Nuk bën vaki që gjykata t’i japë të drejtë Alibeajt sepse është e paligjshme. E ka procedura civile që nuk mund të bëhen ankimim për diçka nëse nuk je palë. Nëse Alibeaj po ndjek atë rrugë, që shpresojë mos jetë ajo, dhe ta lërë këtë punë zvarrë deri në zgjedhje që t’i marrë Edi Rama, kjo do të ketë pasoja shumë të rënda për vendin sepse po shkohet pas Edi Ramës.




