Agron Shehaj për lirinë e shtypit: Qeveria ndan pushtetin me oligarkët që kontrollojnë mediat sipas interesave

0
75

Deputeti demokrat Agron Shehaj ka reaguar pas publikimit të raportit të Reporterëve pa Kufij, të cilët e rendisnin Shqipërinë 20 vende më poshtë për lirinë e medias.

Përmes një psotimi në Facebook, Shehaj thotë se këto raporte të pavarura rrëzojnë propagandën qeveritare dhe hedhin dritë mbi dështimin e qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit në vend.

Sipas tij qeveria ndan pushtetin me disa klientë oligarkë që kontrollojnë mediat kundër interesit të shqiptarëve.

Postimi i plotë i Agron Shehajt:

Shqipëria humbi 20 vende për lirinë e medias, sipas raportit të Reporterëve pa Kufij, duke shënuar rekordin më negativ të lirisë.

Pak javë më parë, Shqipëria u klasifikua si një ndër vendet më të korruptuara të Europës nga Transparency International dhe Departamenti Amerikan i Shtetit.

Këto raporte të pavarura rrëzojnë propagandën qeveritare dhe hedhin dritë mbi dështimin e qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit , kapjen e shtetit dhe mungesës së sundimit te ligjit në Shqipëri.

Problemi është qeveria që ndan pushtetin me disa klientë oligarkë, të cilët kontrollojnë mediat, duke ngritur një rreth klientelist kundër interesit të shqiptarëve.

Zjarr Tv Ad