Ish-deputeti Myslim Murrizi ka komentuar sot zhvillimet më të fundit politike në vend.
Përsa i përket zgjedhjes së Presidentit të ri, Murrizi tha se Rama do të zgjedhë një President që ta ketë kokë e këmbë të vetin.
“I njoh mirë këta. E mbani mend qesen e Ramës në seancën e parë. Është një estradë. Rama ka një precendent në 32 vjet. Nuk ka pse bën eksperiment. Vetëm një herë është bërë zgjedhja e një presidenti konsensual. Në 97 u zgjodh Mejdani se PS kishte zgjedhjet. Në 2002 u zgjodh nga halli. Pastaj erdhën të tjerat. Pse ky bonsens kaq bujar i Ramës, pse do daraviste karrigen e shtetit. Për mua e ka zgjedh presidentin. Këta vetëofrofen t’i shtyrin qerret Ramës. Rama nuk është jashtë këtyre 4 vetave që kanë qeveris vendin këto 4 vite. Do të vërë një president që ta ketë të vetin kokë e këmbë.”, u shpreh Murrizi.




