Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar, e cila do të mbahet ditën e sotme në selinë blu.
Ai tha në një intervistë në “ABC News” se do të jetë në mbledhje, ndërsa ironizoi grupin e Rithemelimit duke thënë se Enkelejd Alibeaj është shpallur armik për herë të dytë, pasi hera e parë ishte kur lindi në internim.
“Patjetër që do të jem, pa më të voglin dyshim. Zotin Alibeaj e paskan shpallur armik prapë. Ai e ka për së dyti tani se njëherë ka lindur në internim. Unë do të jem pjesë ku të mblidhen deputetë e PD. Nuk e di çfarë ka thënë Floriana Garo”, tha Korreshi.




