Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka ndarë në rrjetet sociale detajet nga mbledhja që do të zhvillojë nesër në orën 18:00 grupi i ‘Rithemelimi’.
Postimi i plotë:
“MBLEDHJA E KËSHILLIT KOMBËTAR E DATËS 06.05.2022
Komisioni i Përkohshëm I Rithemelimit, ushtrues i kompetencave te Kryesisë së PDSH dhe Kryetarit ka vendosur thirrjen e mbledhjes së parë të Këshillit Kombëtar në datën 6 Maj ora 18.00 ne Seline e PDSH.
Qëllimi I mbledhjes, përvec konstituimit të K.Kombëtar është përcaktimi I një qëndrimi politik të PDSH lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.
Bazuar në nenin 44 pika 5 të Statutit, mbledhja duhej mbajtur të paktën 5 ditë nga thirrja, por për shkak të natyrës urgjente të cështjes që trajtohet, gjithesesi Komisioni I Përkohshëm I Rithemelimit vendosi që mbledhja të mbahet nesër pasdite.
Këshilli Kombëtar I PDSH është I vetmi organ I cili mund të përcaktojë qëndrimin e unifikuar të PDSH lidhur me një cështje të rëndësishme politike, si ajo e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, pasi në bazë të statutit ai është organi më I lartë që drejton veprimtarinë politike të PDSH në periudhën midis dy Kuvendeve.
Bazuar në nenin 44 pika 4 e Statutit, në mbledhjen e parë të konstituimit të Këshillit Kombëtar, zgjidhet edhe kryetari I këshillit kombëtar midis të paktën 2 kandidaturave alternative.”-shkruan ajo.




