Përfaqësues të ambasadave të BE takim me kryebashkiakun e Vlorës, Leli: Evropa është këtu, çdo ditë e më shumë, përmes investimeve të qeverisë

0
31

Në kuadër të javës së Evropës, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka pritur sot ambasadorë, përfaqësues të ambasadave të BE-së.

“Miq të Vlorës që e kanë vizituar sa herë, qytetin e Bashkinë, i nisën pikërisht nga bashkia, vizitat e programuara në Vlorë për #JavaeEvropës”, shkruan Leli në rrjetet sociale.

Sipas tij, “Evropa është këtu, çdo ditë e më shumë, përmes të gjitha investimeve infrastrukturore të qeverisë shqiptare, përmes bukurive natyrore, shërbimeve kulinare, strukturave hoteliere, përmes #Vlorës”

Postimi i plotë:

Ambasadorë, përfaqësues të ambasadave të BE-së, miq të Vlorës që e kanë vizituar sa herë, qytetin e Bashkinë, i nisën pikërisht nga bashkia, vizitat e programuara në Vlorë për #JavaeEvropës

Evropa është këtu, çdo ditë e më shumë, përmes të gjitha investimeve infrastrukturore të qeverisë shqiptare, përmes bukurive natyrore, shërbimeve kulinare, strukturave hoteliere, përmes #Vlorës #europe #EuropeWeek

Zjarr Tv Ad