Këshilli Kombëtar i PD miratoi rezolutën për zgjedhjen e Presidentit, reagon maxhoranca: S’njohim asnjë vendim që buron nga një anti-amerikan

0
219

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas miratimit të projekt rezolutës nga Këshilli Kombëtar i PD për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Përmes një psotimi në Facebook, Spiropali thotë se “nëse është e vërtetë që Saliu paska mbledhur një kuvend për të vendosur kusht që hyjnë në negociata për Presidentin e ri,vetëm nëse pranohet kandidati i tyre, atëherë ngushëllime kuvendarëve”.

Më tej ajo u rikujton Komisionit të Rithemelimit se Grupi Parlamentar Socialist nuk njeh asnjë vendim të asnjë instance që buron nga ndonjë personazh i listës së së zezë të SHBA.

“Nëse është e vërtetë që Saliu paska mbledhur një kuvend për të vendosur kusht që hyjnë në negociata për Presidentin e ri vetëm nëse pranohet kandidati i tyre, atëherë ngushëllime kuvendarëve në fjalë dhe një kujtesë nga ana jonë: Grupi Parlamentar Socialist nuk njeh asnjë vendim të asnjë instance që buron nga shkulmi anti-amerikan i një personazhi të listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka ndërmend të ketë asnjë kontakt me atë burim të së keqes për Shqipërinë”, shkruan Spiropali.

Zjarr Tv Ad