Kryetari i Parisë Republikane Fatmir Mediu ka publikuar një foto në rrjetet sociale gjatë një takimi me deputetin gjerman të CDU, Volkmar Klein.
Ja postimi:
Me mikun e vjetët deputetin e CDU në Bundestag Volkmar Klein.
Diskutuam dhe ramë dakort për të zhvilluar një diskutim për rajonin e Ballkanit, duke konsideruar influencën negative të Rusisë në bashkërendim me Kinën, armatosjen që po i bëjnë Serbisë, zhvillimeve negative në BHi.
Miku i Shqipërisë dhe shqiptarëve mbështetës i Integrimit Europian.
Mbështetës i Kosovës.




