Kandidaturat ZYRTARE, Sali Berisha dhe Ibsen Elezi në garë për kreun e ri të Partisë Demokratike

0
98

Pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, Komisioni i Rithemelimit ka bërë me dije dy emrat e kandidatëve zyrtar.

Bëhet fjalë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Ibsen Elezin, të cilët do të jenë dy kandidatët zyrtarë në garë për kreun e kësaj force politike. Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD do të zhvillohen në 22 maj.

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton se: Në përfundim të afatit të paraqitjes së kandidaturave për kryetar të PDSH, kanë shprehur interesim për këtë garë, konform Vendimit Nr. 12 dt 03.05.2022:

  1. Sali Berisha
  2. Ibsen Elezi

Mbledhja e ardhshme e Komisionit do të mbahet ditën e martë ora 11.00.

Zjarr Tv Ad