Edmond Panariti viziton Limoz Dizdarin në spital: Gjendja mbetet kritike! Më parë i ka kërkuar Metës që t’i shtyjë dekorimin

0
49

Drejtori i Kabinetit të Presidentit, Edmond Panariti, ka vizituar ditën e sotme në spital kompozitorin e njohur Limoz Dizdari, i cili ndodhet i shtruar në spitalin COVID prej 10 ditësh në gjendje të rëndë për jetën.

Ai tha se gjendja e kompozitorit është kritike, teksa tregoi që testi PCR ka dalë negativ, por nuk përjashtohet që Dizdari të jetë i infektuar.

“Është në gjendje pneunomie difuze që është shqetësuese për shëndetin e tij. I gjithë protokolli i trajtimeve të mundshme po zbatohet me rigorozitet. Gjendja vazhdon të mbetet kritike. Dizdari është i njohuri im prej kohësh është figurë ikonike. Situata është e tillë që analizat PCR del negative për COVID megjithatë nuk përjashtohet. Pneunomia është aty”, tha ai.

I pyetur në lidhje me akuzat e Luan Ramës për mungesën e vlerësimit të kompozitorit Dizdari me një titull, Panariti tha se ka qenë vetë kompozitori që i ka thënë Metës që ta shtyjë dekorimin e tij.

“S’do dëshiroja që sot në këtë moment ku duhet të jemi të fokusuar te ndihma ndaj profesorit të merremi me situata keqdashëse. Presidenti ka vendosur ta dekorojë Dizdarin, Meta ia ka thënë vetë atij. Profesori ka kërkuar që ta shtyjë, por dekorata është aty. Është pavend e malinje që të spekulosh në një situatë të tillë ku ne duhet të bëjmë ç’është e mundur ta ndihmojnë. Meta vihet në dispozicion të autoriteteve shëndetësore për të mundësuar çdo ndërhyrje ndaj tij”, shtoi ai.

Zjarr Tv Ad