Thursday, August 6, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Ministrja Edona Bilali shtatzënë për herë të parë, kolegët konfirmojnë lajmin e...

Ministrja Edona Bilali shtatzënë për herë të parë, kolegët konfirmojnë lajmin e bukur

0
217
Zjarr Televizion Adccccc

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali është shtatzënë. Kolegët dhe miqtë e afërt të saj, kanë konfirmuar se Bilali është në pritje të fëmijës së parë.

33 vjeçarja dhe bashkëshorti i saj kanë vendosur ta mbajnë privat lajmin, por “Panorama” thotë se të afërmit e kanë marrë tashmë lajmin e bukur dhe kanë nisur ta urojnë çiftin. Edhe vetë Edona Bilali ka vendosur ta mbajë të fshehtë dhe për disa kohë këtë lajm.

Ajo është shfaqur në punimet e Kuvendit me fustane të gjerë për të mbuluar sadopak barkun e rrumbullakosur. Aktualisht ministrja është në mesin e shtatzënisë dhe me siguri e ka marrë vesh dhe gjininë e bebit, por ne duhet të presim dhe pak për këtë.

Edona Bilali është ndër ministret më të reja në Qeverinë Rama 3. Ajo u katapultua në politikë si drejtuese e PS në Shkodër, për zgjedhjet e 25 prillit, dhe më pas kur socialistët siguruan dhe mandatin e tretë, Edi Rama i besoi Bilalit një post në kabinetin e tij.

Zjarr Tv Ad