Mbrëmjen e djeshme aktivistja e njohur Evi Kokalari ka qenë e ftuar në spektaklin e humorit ‘Klanifornia’.
Përballë ‘Gilbert Fevziut’ (aktorit Albano Bogdo), Kokalari u shkri së qeshuri kur aktori i tha një batutë për konservatorët.
“Si ka mundësi që konservatorët kanë 2-3 dashnore”, i tha Bogdo duke i përmendur emrin e Jul Dedës, Edi Palokës, Oerd Bylykbashit dhe Belind Këlliçit. Këtë video me nota humori, Kokalari e ka shpërndarë në profilin e saj ku shkruan: “Sqarohuni djema!!”.
Ndiqni videon e mëposhtme:




