Sunday, August 9, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Temperaturat pritet të pësojnë rritje të ndjeshme gjatë ditëve të para të...

Temperaturat pritet të pësojnë rritje të ndjeshme gjatë ditëve të para të javës.

0
31
Zjarr Televizion Adccccc

Sipas parashikimit temperaturat do të varjojnë nga 9 në 30 gradë në disa qytete të vendit, ndërsa nga e mërkura pritet të ketë rënie të lehtë me 2-3 gradë.

Parashikimi i motit nga SHMU:

Java që presim përpara pritet të jetë një javë me mot kryesisht të qëndrueshëm. Megjithatë nuk do të mungojnë vranësirat dhe reshjet e shiut në formë rrebeshesh dhe stuhi nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Në këtë mënyrë dita e Hënë dhe ajo e Martë parashikohen me mot të kthjellët si dhe vranësirat e mesditës deri ato të pasdites. Këto vranësira në malësitë e vendit do të shoqërohen me reshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive por afatshkurtra.

Për ditën e Mërkurë pritet një përkeqësim i kushteve meteorologjike. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Hera-herës këto reshje me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve por në periudha afatshkurtra.

Duke filluar nga dita e Enjte si dhe ajo e Premte mbi vend depërtojnë masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata. Për të dyja ditët moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Zjarr Tv Ad