Tetë emra të propozuar për president nga 23 deputetë të opozitës në një mbledhje të Grupit Parlamentar të PD-së do të kalojnë për diskutim të thelluar.
Më herët ishin propozuar 10 emra, por tashmë janë 8 që do të diskutohen, dhe nga të cilët do të dalin 4 kandidatë për presidentin e ri, të propozuar nga deputetët e Partisë Demokratike.
Mes emrave të propozuar ka tërhequr vëmendje ai i Princit Leka Zogu II, çka është konsideruar si absurditet barazimi i postit të Presidentit të Republikës, me atë të Mbretit, siç e parashikon statuti i partisë së Legalitetit.
Emrat që do të diskutohen në këtë fazë janë:
- Leonard Demi
- Arben Çejku
- Dritan Demiraj
- Visar Zhiti
- Rexhep Uka
- Halim Kosova
- Dashamir Shehu
- Leka Zogu




