‘Ping-pong’ për zgjedhjen e presidentit, Agalliu akuzon Ballën: Kur pa kandidatët tanë seriozë u tërhoq nga marrëveshja

0
55

Vijon ping-pongu mes forcave politike për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, për të cilin pati një marrëveshje se në raundin e dytë dhe të tretë do të propozohej nga opozita.

Sipas Arbi Agalliut nga PD, përfaqësuesi i PS-së Taulant Balla u tërhoq nga marrëveshja e dakordësuar para kamerave, kur pa se kandidaturat e propozuara prej tyre ishin me integritet dhe serioze.

Postimi i Agalliut:

“Pacta sunt servanda”. Është ky minimumi i seriozitetit që procesi i zgjedhjes së Presidentit meriton të ketë.

Taulant Balla u tërhoq nga dokumenti i PD, me të cilin ai vetë ra dakord para syve të kamerave dhe shqiptarëve. Mesa duket, pasi mësuan kandidatët e propozuar nga deputetët e PD, njerëz seriozë e me integritet, që nderojnë Shqipërinë, u terhoq pa shpjegim dhe bën sikur nuk kupton.

PD është për një President për të gjithë shqiptarët dhe që nderon Shqipërinë. PS kërkon President vetëm për socialistët për ta patur në xhep Rama. Këtë të dytën mund ta bëjë, me mandatet e vjedhura dhe deputetët non grata, por jo me PD.

Zjarr Tv Ad