Ndërsa demokratët po votonin të lirë për kryetarin e tyre, në një proces historik, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim u fotografua në shoqërinë e disa ministrave dhe deputetëve socialistë.
Panorama publikoi foton ku Kim shihet duke konsumuar kafenë me Mimi Kodhelin, Belinda Ballukun, Niko Peleshin, Blendi Klosin, Elisa Spiropalin.
Ambasadorja thotë se është zotuar për të luftuar korrupsionin, por është shfaqur vazhdimisht në krahun e personave më të korruptuar në vend. Kujtojmë ironinë kur ajo i kërkonte Arben Ahmetajt që të luftonte korrupsionin. Apo kur i kërkon Edi Ramës që të mos ketë korrupsion në vend.
Kurse në këtë kafe, ajo është në krah të personave të korruptuar për disa nga aferat më të rënda në vend.
Për shembull, në krahun e saj janë edhe ata ministra që fiknin radarët për të kaluar lehtësisht avionët dhe skafët e drogës të pashqetësuar nga shteti./Syri





