Partia Demokratike ditën e sotme ka zgjedhur 20 anëtarët e Kryesisë.
PD ka vendosur që të premten e 3 qershorit të mbledhë sërish Këshillin Kombëtar të PD-së.
Siç bëri me dije edhe Albana Vokshi në këtë mbledhje do të zgjidhet Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Sekretariatet dhe nënkryetarët e PD-së.
“Njoftim për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike!
Ditën e premte, më datë 3 qershor, ora 17.00, do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD.
Në rend të ditës do të jenë zgjedhjet në disa funksione drejtuese të PD dhe ngritja e institucioneve të tjera sipas përcaktimit në Statutin e PD.
Edi Paloka, Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD”, thuhet në deklaratën e PD-së.
Belind Këlliçi ishte kandidati më i votuar për anëtar kryesie, ndërsa Fatbardha Kadiu kandidatja më e votuar grua. Nga 47 kandidatët që ishin në fletën e votimit, u zgjodhën 20 anëtarë, 6 prej tyre gra. Arben Imami mbeti jashtë listës.
Gjashtë gratë që do të jenë në Kryesinë e PD-së:
1.Fatbardha Kadiu
2.Ina Zhupa
3.Jozefina Topalli
4.Edith Harxhi
5.Mimoza Hajdarmataj
6.Eleina Qirici
Burrat që do të jenë në Kryesinë e PD-së:
Belind Këlliçi
Flamur Noka
Oerd Bylykbashi
Ervin Minarolli
Luçiano Boçi
Agron Shehaj
Luan Baçi
Grigels Muçollari
Gent Strazimiri
Eno Bozdo
Keltis Kruja
Arben Ristani
Aldo Bumçi
Florian Mima.




