“Ngushëllime atyre që s’ia dolën”/ Zgjedhjet për Kryesinë e PD-së, ‘godet’ Gjekmarkaj: T’i bëjnë gajret Doktorit se e kanë me…

0
819

Deputeti demokrat  Agron Gjekmarkaj ka reaguar për zgjedhjet që zhvilloi dje  Komisioni i Rithemelimit për përzgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike.

Në një postim në “Twitter”, me nota ironie, Gjekmarkaj iu shpreh “ngushëllime” atyre që, sipas tij, besuan te “vota e lirë” nën udhëheqjen e Doktorit dhe nuk ja dolën të zgjidhen në kryesinë e Foltores!

“Ngushellime për të gjithë ata që besuan tek “vota e lirë” nën udheheqjen e Doktorit dhe nuk ja dolen të zgjidhen në kryesinë e Foltores! Të bëjnë gajret se Doktori i ka në zemër edhe pse nuk i futi aty.”Vota e lirë” do persoset edhe më e uruara.Ajo do të “rithemelohet”!”, shkruan Gjekmarkaj.

Zjarr Tv Ad