Konferenca e Kryetarëve rrëzoi kërkesën e 37 deputetëve të opozitës, Alibeaj: Demaskoi qëndrimin e mazhorancës, investimet familjare strategjike janë një skandal i madh

0
128

Enkelejd Alibeaj në përfundim të Konferencës së Kryetarëve iu rikthye edhe njeherë kërkesës  së opozitës që u rrëzua, për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike në vendin tonë.

Ai tha se kjo demaskoi qëndrimin e mazhorancës duke shtuar se investimet familhare strategjike janë një skandal i madh.

Alibeaj: Ne ridepozituam kërkesën me 37 firma. Dhe ne në mënyrën anti kushteutes, anti ligjore, përsëri nga mazhoranca në konferencë rrëzohet kjo kërkesë.

Rregullorja e do që instanca efundit që shprehet për komisionin hetimor është seanca plenare. As këtë nuk e lejuan. kjo ishte cështja që demaskoi qëndrimin e mazhorancës, investimet familjare straegjike jane një skandal i madh, dhe ai që është kryeminisitër i largohet si djalli nga temjani.

Eshte cështje me interes publik , kjo është ajo se çfarë ndodhi në pjesën e e errët. Këtë doja tju sqaroja.

Zjarr Tv Ad