Gazetarja e njohur ka dhënë arsyen pse Nuredin Dumani vendosi të bashkëpunonte me drejtësinë.
Klodiana Lala u shpreh se Dumani u rrëfye sepse kuptoi që ishte tradhtuar. Më tej Lala tha se Dumani mund të shkëpusë lidhjet e krimit me politikën.
“Nëse SPAK punon me profesionalizëm, kemi një rast konkret që mund të shkëpusë lidhjet e krimit me politikën. Dumani i ka futur të dridhurat krimit dhe politikës. Kishte bashkëpunuar me 8 grupe kriminale. Deri tani rezulton i besueshëm”, tha Lala duke shtuar se atij i rrezikohet jeta dhe familja.




