Thursday, August 6, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Do ti zë vendin pas 24 korrikut, Meta pret në takim presidentin...

Do ti zë vendin pas 24 korrikut, Meta pret në takim presidentin e ri të vendit

0
115
Zjarr Televizion Adccccc

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim kreun e ri të shteti, Bajram Begaj që u zgjodh në krye të shtetit pak ditë më parë.

Takimi mes tyre është mbajtur në Pallatin e Brigadave. Në një postim në facebok, Meta shprehet se i ka uruar suksese në detyrën e lartë që e pret në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve.

Rikujtojmë se Begaj ishte një propozim i PS dhe u zgjodh president në raundin e katërt, pasi mazhorancas dhe opozita nuk arritën një marrëveshje për tre raundet e para.

Ai mori 78 vota pro, 4 kundër dhe një abstenim.

Postimi i Metes:

Kënaqësi të prisja sot Presidentin e zgjedhur, z.Bajram Begaj dhe t’i uroja sërish suksese në detyrën e lartë, që e pret në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve. 🇦🇱

Zjarr Tv Ad