Tuesday, August 4, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Alibeaj mbledh nesër grupin parlamentar të PD, ja çfarë do të diskutohet

Alibeaj mbledh nesër grupin parlamentar të PD, ja çfarë do të diskutohet

0
104
Zjarr Televizion Adccccc

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka njoftuar mbledhjen e grupit ditën e nesërme.

Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 15:30 në selinë blu. Burime bëjnë me dije se gjatë këtij takimi, do të diskutohen fillimet e procesit të reformës territoriale.

Ndërkohë, të mërkurën do të zhvillohet mbledhja e parë e Komisionit për reformën territoriale. Demokratët do të konsultohen mbi dokumentin për çështjet që do të diskutohen në këtë komision.

“Nesër në orë 15:30 në seli do të zhvillojmë mbledhje grupi.Mbledhja bëhet për të diskutuar mbi fillimin e procesit te reformes territoriale duke qenë se të mërkurën do të ketë mbledhjen e parë komisioni për reformën territoriale. Jeni të lutur të konsultoni dokumentin bashkëngjitur për çeshtjet që do diskutohen.

Ju faleminderit!”, thuhet në mesazhin drejtuar deputetëve.

Zjarr Tv Ad