Thursday, August 6, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet “Do kalojë në kolaps”, deputetja Zhupa tregon pse “nuk duhet të miratohet...

“Do kalojë në kolaps”, deputetja Zhupa tregon pse “nuk duhet të miratohet harta e re gjyqësore”

0
75
Zjarr Televizion Adccccc

Deputetja demokrate Ina Zhupa thotë se harta e re gjyqësore nuk duhet të miratohet pasi sipas saj rrezikon të çojë në kolaps gjyqësorin.

Në një reagim në rrjetet sociale, Zhupa thekson se me mbylljen e gjykatave në disa qytete si Saranda, do të shkaktohet rritja e shpenzimeve për qytetarët por edhe rritja e kostos së shërbimeve nga avokatët.

Reagimi i Zhupës:

Harta gjyqësore që mbyll 18 gjykata, pa asnjë studim, duke demtuar aksesin në drejtësi, dhënien e drejtësise, rritur kostot e qytetarëve, NUK DUHET të miratohet.

Avokatët e Vlorës i janë bashkuar bojkotit, duke theksuar se harta e re e çon sistemin e drejtësisë drejt kolapsit. Vetëm sot në Vlorë janë pezulluar 60 seanca në Gjykatën e Shkallës së Parë, 40 në Gjykatën e Apelit dhe 24 në atë Administrative.

Avokatët e Sarandës kundërshtojnë shkrirjen e Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Administrative në Gjirokastër. Shkrirja e këtyre gjykatave dhe zhvendosja drejt Tiranës dhe Lushnjës do të sjellë edhe rritjen e kostove për qytetarët

Avokatët shprehen se gjyqësori do kalojë në kolaps. Do duhen vite për një seancë. Sa kohë e lekë i duhen një qytetari nga Saranda të shkoj në Tiranë për cdo seancë?

5 gjykata Apeli do të mbyllen, dhe si rrjedhim aksesi/koha/shpenzimet e qytetarëve nga e gjithë Shqipëria do të rëndojë në xhepat e qytetarëve.

4 gjykata administrative do të mbyllen, dhe si rrjedhim aksesi/koha/shpenzimet do të rriten për qytetarët.

9 gjykata të shkallës së parë, të Pogradecit, Lushnjës, Përmetit, Kavajës, Krujës, Kurbinit, Matit, Pukës dhe Tropojës do të mbyllen.

Qytetarëve dhe avokatëve të qyteteve që preken do iu rriten shpenzimet/kostot e shërbimeve për të marrë drejtësi.

Zjarr Tv Ad