Saturday, August 8, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Shkoi në spital me krahun e dëmtuar dhe tha se u rrëzua,...

Shkoi në spital me krahun e dëmtuar dhe tha se u rrëzua, Policia i gjen kapuç, doreza e varre hekuri 22 vjeçarit nga Elbasani

0
130
Zjarr Televizion Adccccc

Një 22 vjeçar nga Elbasani ka shkuar në spital me ambulancë, pas mesnatës, me dëmtime në krah dhe pas ndihmës së parë mjekësore është nisur drejt Tiranës.

I riu ka thënë se është dëmtuar në krah, si pasojë e rrëzimit, por gjatë kontrollit në makinën e tij policia ka gjetur një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri, cka bie ndesh me deklaratën e tij.

Elbasan/Informacione paraprake:

Më datë 26.06.2022, rreth orës 02:30, ka shkuar me ambulancë, në spitalin e Elbasanit, i dëmtuar në krah, shtetasi D. K., 22 vjeç, banues në lagjen “Teqe”, Peqin, i cili ka deklaruar se është dëmtuar në krah si pasojë e rrëzimit.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në automjetin e 22-vjeçarit, u gjetën një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri, pajisje të cilat dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhje.

Shtetasi D. K. është transportuar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Tiranës jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, për përcaktimin e shkakut dhe se me çfarë është dëmtuar në krah, 22-vjeçari.

Zjarr Tv Ad