Wednesday, August 12, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet “Një litër qumësht në treg për të kuptuar stallat bosh të lopëve...

“Një litër qumësht në treg për të kuptuar stallat bosh të lopëve nesër”- Edmond Panariti: Shqipëria çmimet më të larta në tregun e ‘Open Balkan’

0
42
Zjarr Televizion Adccccc

Shefi i Kabinetit të Presidentit Ilir Meta, Edmond Panariti ka publikuar listën e çmimeve të qumështit në disa vende në tregun e Open Ballkan dhe në tregun Europian ku rezulton se shifrën më të lartë e ka Shqipëria.

Ai thekson se kjo nënkupton më pak para për fermën dhe më shumë taksa për prodhuesi i cili tashmë është i gjunjëzuar.

“Arsyet i dimë, i njohim, por nuk duam ti shohim! Pak para për fermën dhe shumë taksa për prodhuesin, tashmë të gjunjëzuar”, shkruan Panariti.

Statusi i plotë i Edmond Panaritit

Lexo mirë sot … një litër qumësht në treg, për të kuptuar stallat bosh të lopëve nesër!

Lexo për të kuptuar përse qumështi rrjedh nga lart – poshtë dhe jo ashtu siç duhet dhe e meriton nga poshtë – lart.

Më poshtë po rendis çmimet për ç’do litër qumësht në tregun e Open Ballkan dhe në disa vënde të tregut të Bashkimit Evropian.

Çmimet janë në dollarë për të kuptuar më mirë krahasimin mes vëndeve.

1 liter qumësht në Shqipëri… 1.16 dollarë

Kosovë……………………………… 1.05

Serbi………………………………….. 0.9

Mal i Zi……………………………….. 0.9

Bosnjë………………………………… 0.78

Hungari………………………………. 0.7

Çeki…………………………………….. 0.8

Poloni………………………………….. 0.64

Spanjë…………………………………. 0.85

dhe lista vazhdon…. në bazën statistikore prestigjioze të dhënave Numbeo..

Arsyet i dimë, i njohim, por nuk duam ti shohim!

Pak para për fermën dhe shumë taksa për prodhuesin, tashmë të gjunjëzuar.

Zjarr Tv Ad