Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka deklaruar se do të jetë pjesë e protestës së thirrur nga Partia Demokratike dhe drejtuesi i saj, Sali Berisha.
Ai thotë se PPA do të jetë në protestë, pasi situata e çmimeve e kërkon të protestohet kundër krizës ekonomike që ka shkaktuar rritja zinxhir e tyre
Postimi i plotë i Agron Dukës:
PAA, në datën 7 Korrik do të jetë në protestë!Ne do të jemi për të protestuar kundër krizës ekonomike që ka shkaktuar rritja zinxhir e çmimeve!Për dallimin e madh social, ku të varfërit bëhen edhe më të shumë, edhe më të varfër, e të pasurit bëhen më të pasur!Për fshatarët që punojnë në diell e në shi dhe nuk e konvertojnë dot punën dhe djersën në para!Për të rinjtë, që nga viti në vit zhgënjehen gjithnjë e më shumë nga një sistem arsimor që bëhet më i bukur nga jashtë, por më i kalbur nga brenda!Për mijëra njerëz që çdo vit detyrohen ta lënë vendin e tyre, sepse binden se nuk kanë të ardhme këtu!
Do të protestojmë kundër korrupsionit, që rritet pa u ndalur!Kundër oligarkisë që ka zaptuar ekonominë e vendit!Kundër një mazhorance që e ka vënë institucionin e ligjvënies në shërbim të oligarkisë!Kundër oligarkisë që ka zaptuar ekonominë e vendit!Kundër një mazhorance që e ka vënë institucionin e ligjvënies në shërbim të oligarkisë!Kundër politikës së inkriminuar që është bërë një me bandat!Kundër shtetit të korruptuar që është vënë në shërbim të qeverisë dhe mazhornacës së inkriminuar!
Nuk do të jemi atje për ta ndarë përcelat e politikës, të opozitës apo të pushtetit të nesërm!Jo, do të jemi në protestë sepse e ndjejmë që ky vend ka nevojë ulëritëse për ndryshim
Ndaj eja edhe ti, kushdoqofsh!




