Alibeaj uron Pavarësinë e Amerikës: Dita e shtetit simbol të demokracisë, falë SHBA shqiptarët jetojnë lirinë e mohuar

0
20

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka uruar Shtetet e Bashkuara me rastin 246-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Me anë të një postimi në Facebook, Alibeaj thotë se 4 korriku 1776 shënon ditën e pavarësisë së shtetit simbol të demokracisë dhe  gurin e parë të themelit të lirisë botërore.Sipas Alibeajt, falë SHBA, shqiptarët në Ballkan sot janë duke jetuar lirinë e mohuar ndër shekuj dhe ecin përkrah saj në NATO.

“I vetmi orientim yni vijon te mbetet ai perëndimor dhe euroatlantik, me busullën e qartë drejt perëndimit dhe SHBA”, shkruan Alibeaj.

Mesazhi i urimit të Alibeajt

4 korriku 1776 shënon ditën e pavarësisë së shtetit simbol të demokracisë dhe  gurin e parë të themelit të lirisë botërore.Kjo ditë e shënuar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dha jetë ëndrrës së amerikanëve për të ndërtuar një botë më të mirë, bazuar në virtytet më të mira njerëzore e politike duke e shndërruar këtë vend në ëndrrën e gjithë botës.

Falë SHBA, shqiptarët në Ballkan sot janë duke jetuar lirinë e mohuar ndër shekuj dhe ecin përkrah saj në NATO, aleancën më të fuqishme si një garanci për një të ardhme të sigurtë, të lirë e në demokraci.I vetmi orientim yni vijon te mbetet ai perëndimor dhe euroatlantik, me busullën e qartë drejt perëndimit dhe SHBA.Gëzuar festën e Pavarësisë. Zoti e bekoftë Amerikën që ka qëndruar e qëndron gjithmonë në krah të shqiptarëve!

July 4th marks the Independence Day of the state that symbolize democracy and the first stone of the foundations of the ëorld of freedom.This marked day for the United States of America gave life to the dream of Americans to build a better ëorld, based on the best human and political virtues, by transforming this country into the dream of the ëhole ëorld.

Thanks to the USA, Albanians in the Balkans today are living the freedom that ëas denied for centuries by ëalking alongside it in the NATO, the most poëerful alliance as a guarantee for a safe, free and democratic future.Our only orientation, continues to be the Ëestern and Euro-Atlantic one, ëith the clear compass toëards the Ëest and the USA.Happy Independence Day. May God bless America ëhich has stood and continues to stand by the side of the Albanians!

 

Zjarr Tv Ad