Tashmë është zyrtare Gabriel Jesus është një lojtar i Arsenalit. Futbollisti Brazilian u largua nga “Qytetarët” pas mbërritjes së Haland te Manchester City.
Ka qënë vet klubi i Arsenalit që nëpërmjet një postimi nëfaqjen zyrtare i ka uruar mirëseardhjen sulmuesit. Gjatë prezantimit ka qënë i pranishëm edhe trajneri Arteta i cili përforcon skuadrën e tij me një futbollist me eksperiencë që e njeh mirë kampionatin anglez të futbollit.
Jesus ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me “Topcinjtë” deri në vitin 2027. Ndërkohë gjatë prezantimit është zbuluar edhe numri që do të mbajë në fanellë bëhet fjalë për numrin 9. Klubi ka njoftuar tifozët se për cdo fanellë të blerë 5 pound do të shkojnë për fondacionin e krijuar nga vetë klubi.




