“Çdo investim publik ka mbrapa një hije dyshimi”- Dash Shehi në Kuvend: Po të kishim drejtësie më të mirë do kishte më shumë funksionarë publik në burgje

0
65

Kreu i LZHK Dashamir Shehi deklaroi sot në Kuvend se çdo investim publik në vendin tonë ka mbrapa një hije dyshimi. Ai u shpreh se qeveria nuk mund të justifikohet me veprimet që ka kryer qeveria para saj për sa kohë ajo është ndëshkuar me votë. Shehi shtoi se shumë persona ndodhen sot pas hekurave për shkak të abuzimeve, por theksoi se në rast se do të kishim një sistem drejtësie më të mirë do të kishte akoma më shumë të arrestuar.

Çdo investim publik ka mbrapa një hije dyshimi shumë të madhe. Nuk mund të justifikoheni ju me atë që është bërë përpara. Ata u ndëshkuan me votë. Tani nuk po ndodh fare kjo punë. Ndoshta nga vjet deri sivjet mund të jetë bërë një ndryshim shumë i vogël. Ne kemi për detyrë t’i turremi qeverisë kur e ka gabim. A del ndonjëri nga ju kur jeni gabim? A nuk e keni dalluar ju që funksionarët publikë e kanë zgjatur dorën më shumë se duhet te paratë e qytetarëve. Na takon ne që të rishikojmë pozicionet tona për të goditur deri në fund këtë pjesë që nuk është më në qeverisje. Një pjesë janë burgjeve, po të kishim drejtësi më të mirë do ishin edhe një pjesë tjetër më e madhe”, deklaroi ai.

Zjarr Tv Ad