Nga Çim Peka
Pak a shumë teza është derisa të dalë nje opozitë e re, le të rrijë Rama. Megjithatë para nje viti, pyetja që shtrohej kryesisht edhe nga një grup analistësh ishte: Kur do shkojë ne burg, ne dhjetor pyetja shtrohej ‘A e mund dot Berisha, Bashën, sot po diskutojmë; A e mund Berisha Ramën?’ E megjithatë disa gjëra duhet t’i themi bashkë me mëkatet e Sali Berishës.
Po flasim për njeriun që udhëhoqi Shqipërinë drejt pluralizmit, që udhëhoqi Shqipërinë kur u anëtarësua në NATO, udhëhoqi Shqipërinë kur ju liberalizuan vizat, njeriu që udhëhoqi Shqipërinë kur bëri projektin më të madh të gazsjellësit dhe ka përballë njeriun që ka bllokuar prej 9 vitesh negociatat. Një njeri që nuk ka shtruar as një kilometër autostradë, jo dy vrimash tunelesh, që sot rezulton që në llogaritë e dy të moshuarve në azil janë 30 milionë dollarë dhe ky nuk di gjë, të taksave tone.
Njeriu i cili sa herë Brukseli i afrohet Shqipërisë, ky i afrohet lindjes. Tani, sigurisht që idealja do ishte të kishim një opozitë të re që bën vetëm të mira dhe nuk ka asnjë të keqe. Por, derisa të lindë një opozitë e re, që nuk po lind, ne bëjmë krahasimet me ato që kemi. Këtë që për 9 vjet ka bllokuar gjithçka apo me atë që e mendonit para 1 viti të mbaruar dhe sot po diskutoni e mund apo se mund Ramën?




