Presidenti llir Meta shkoi sot në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe uroi të gjithë besimtarët për festën e Kurban Bajramit. Në një deklaratë për mediat, Meta uroi mirësi e begati për familjet shqiptare dhe gjithë shoqërinë, duke theksuar se në një ditë si kjo nuk do të përfshijë politikën.
“Ditë e rëndësishme ku shpërblehen të gjitha sakrificat e tyre të jashtzakonshme, me mirësi e begati dhe një të ardhme më të mirë për familjetn shqiptare, sidomos për fëmijët e tyre. Sot është një ditë ku nuk dua të përfshij politikanët, të gjithë të reflektojmë në mënyrë që begatia në shoqërinë tonë të shtohet, të jemi të lumtur pranë familjes dhe plot optimizëm”-tha Meta.




