“BE t’i kushtojë vëmendje Ballkanit Perëndimor”, Dendias: Kandidaturat e reja si Ukraina s’duhet të bëjnë që të harrohet procesi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

0
105

Ministri i Jashtëm grek , Nikos Dendias ka folur në Forumin e Dubrovnikut, ku është shprehur se Evropa duhet t’i kushtojë vëmendje Ballkanit Perëndimor.

Ai është shprehur se negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut janë vonuar për një kohë të gjatë dhe se kandidaturat e reja, siç është ajo e Ukrainës nuk duhet të bëjë që të harrohet sesa e rëndësishme është që të nisë procei i anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

“Nuk duhet të harrojmë se sa e rëndësishme është që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ta nisin këtë proces” tha Denidas.

“Ne duhet të tregojmë se BE-ja është në gjendje të përmbushë premtimet e saj. Dhe ka edhe premtime të tjera që duhet të realizohen, siç është liberalizimi i vizave për Kosovën nga BE-ja, të cilat nuk i kemi përmbushur”, tha ai.

“BE duhet të jetë shumë më e pranishme në Ballkanin Perëndimor. Ne duhet të shikojmë krijimin e më shumë lidhjeve mes nesh në të gjitha llojet e mënyrave” th ai ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad