Thursday, August 6, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet FSHZH 13 mln euro tenderë, zgjidhet ‘qesja’ për disa projekte në infrastrukturë

FSHZH 13 mln euro tenderë, zgjidhet ‘qesja’ për disa projekte në infrastrukturë

0
74
Zjarr Televizion Adccccc

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka zgjidhur qesen duke tenderuar rreth 13 milionë euro për disa projekte në infrastrukturë. Rreth 4 milionë euro do përdoren për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit nga Ura e Dalanit deri në godinën e Konvaleshencës. 3.5 milionë të tjera do të tenderohet për ndërhyje në zonat sportive dhe lodra për fëmijë i njohur si projekti “dua të luaj”. Rreth 4 milionë euro fondi do t’i përdorë për transformimi urban në hapësira publike kryesore, pjesë e këtij projekti është rindërtimi i shëtitores së Tushemishtit në Pogradec dhe përmirësimi i rrugës Tushemisht-Doganë –Shën Naum.

Fokus i punës së fondit janë edhe 100 fshatrat turistikë. Për rigjenerimin urban të këtyre zonave do ë harxhohen rreth 1.5 milionë euro. Pikërisht një nga tenderët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit që kishte të bënte me projektin e 100 fshatrave është nën hetim nga SPAK. Hetimi nisi për akuzën e shkeljes së barazisë në tenderë dhe korrupsion.

Ky tender me vlerë rreth 500 mijë euro është dhënë për krijimin e produktit autentik ushqimor shqiptar duke krijuar “Menunë e 100 Fshatrave”. Fituesi “Mascarpone sh.p.k” do të ndihmojë që fshatrat që janë pjesë e projektit të ofrojnë një menu ushqimore duke u bazuar tek recetat tradicionaleve të këtyre zonave. Fondi Shqiptar i Zhvillimit i konsideroi shpifje pretendimet për pabarazi dhe korrupsion, duke e quajtur të gjithën një sulm politik.

Zjarr Tv Ad