Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka reaguar në lidhje me miratimin e propozimin francez në Maqedoninë e Veriut që i hap rrugë çeljes së negociatave.
Scholz shprehet se me miratimin e propozimit francez i hapet rruga për konferencat e para të anëtarësimit në BE, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Më tej kancelari gjerman shprehet se do të gjendet pranë dy vendeve gjatë gjithë rrugës për tu anëtarësuar në BE.
‘Përshëndes votën e Parlamentit Maqedonas që hap rrugën për konferencat e para të anëtarësimit të Bashkimit Evropian me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Ne ju duam si anëtarë të Bashkimit Evropian dhe do të jemi pranë jush gjatë gjithë rrugës!’- shkruan Scholz




