Peshëngritësi Erkand Qerimaj është vlerësuar me dekoratën e lartë “Gjergj Kastriot Skënderbeu” nga Presidenti Ilir Meta.
Sportisti shprehet se kjo është një ditë e lumtur pas 20 viteve mund e sakrifica, si edhe nderimin e flamurit shqiptar në arenat ndërkombëtare.
Ai u shpreh se ndihet i vlerësuar që mban këtë dekoratë, teksa falënderoi Presidentin Meta për vlerësimin.
“Një ditë shumë e lumtur! Pas shumë viteve punë, mund e sakrifica e 20 vite me Medalje Mesdhetare Evropiane Botërore bashkuar me ngritjen dhe nderimin e flamurit Kombëtar në arena ndërkombëtare !
Falënderoj Presidentin e Republikës, Ilir Meta për Dekorimin me Dekoratën e larte Gjergj Kastrioti Skënderbeu !
Jam shume i nderuar te mbaj këtë Dekorate ”, shkruan ai.




