Saturday, August 8, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Inter blindon Skriniar dhe kërkon një mbrojtës, mes alternativave edhe futbollisti i...

Inter blindon Skriniar dhe kërkon një mbrojtës, mes alternativave edhe futbollisti i kombëtares

0
99
Zjarr Televizion Adccccc

Milan Skriniar duket se do të jetë në qendër të projektit të Interit sezonin që vjen. Sipas raportimeve të mediave italiane, e ardhmja e mbrojtësit sllovak tani do të jetë në Milano. Drejtuesit e zikaltërve janë gati ta blindojnë me një kontratë të re nga e cila mbrojtësi do të përfitoj rreth 6 milionë euro deri në vitin 2027. Mungesa e alternativava zëvendësuese ka bërë që Interi të mos pranoj oferta të reja.

Nuk ka asnjë keqardhje te Interi për mbylljen e çështjes Bremer i cili u transferua tek Juventus. Drejtuesit e skuadrës nga Milano do të kërkojnë një mbrojtës me kosto të ulët për të mbushur boshllëkun e lënë nga Ranocchia.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit Berat Gjimshiti shihet si një alternativë e mirë nga ana e Interit. Po ashtu një tjetër alternativë është edhe  Viti nga Empoli, këta janë dy profilet e monitoruara nga Interi për momentin.

Për mbrojtësin e Atalantas, klubi zikaltër mund të hyjë në tratativë nëpërmjet një shkëmbimi me Lazaron. Më pas Marotta do të duhet të vendosë edhe për të ardhmen e Sanchez dhe Pinamonti në dalje.

Zjarr Tv Ad