Saturday, August 8, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet ‘Festim si gjatë 50 viteve diktaturë, me retushim të aktorëve dhe personazheve...

‘Festim si gjatë 50 viteve diktaturë, me retushim të aktorëve dhe personazheve historike’

0
94
Zjarr Televizion Adccccc

Nga Enver Bytyçi

U festua me shumë bam-bame ajo që u konsiderua 100- vjetori i lidhjeve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po të isha unë organizator i kësaj feste, do të bëja diçka të thjeshtë, pa shumë vëmendje. Kjo për disa arsye:

Së pari, vërtet 28 korriku ishte 100-vjetori i lidhjeve diplomatike, por janë vetëm 49 vite marrëdhënie diplomatike. Në vitet e pushtimit nazi-fashist dhe të diktaturës SHBA-të nuk kishin marrëdhënie diplomatike me Shqiperinë. Kjo kap një periudhë prej 51 vitesh. Prandaj dhe është e diskutueshme nëse duhet të konsiderohet 100 vjetor apo 49 vjet lidhje të përbashkëta midis dy vendeve.

Lidhjet diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA-ve u realizuan në vitin 1922, kur kryeministër dhe arkitekt i këtyre lidhjeve ishte Ahmet Zogu. Në vitet e Mbretit Zog I këto marrëdhënie ishin të shkëlqyera. Por asnjë aktivitet përkujtimor i këtyre ditëve, aq me pak ne takimin e kryeministrit dhe miting-koncertin e datës 28 korrik, nuk promovoi këtë fakt! Gjithçka u fokusua te kulti i Edi Ramës! E nëse edhe ditëlindja e babës tim do t’i shërbente kultit të Ramës, ose dikujt tjetër, nuk do isha dakord të festohej! U duk sikur i gjithë organizimi i festës(ave) po i shërbente pushtetit të pakufizuar të kryeministrit shqiptar! Madje edhe fotot u shiten si të tilla!

Nëse festohej 100 apo 49-vjetori i lidhjeve diplomatike midis SHBA-ve dhe Shqipërisë, atëherë duhej shënuar pa frikë e vërteta historike se vizita e George W. Bush në Tiranë më 10 qershor 2007 është pika kulmore e këtyre marrëdhënieve.

Po ashtu vizitat në Shtëpinë e Bardhë të presidentëve dhe kryeministrave shqiptarë. Apo akti i pranimit në NATO të Shqipërisë. Nuk ka event tjetër të këtyre përmasave në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Por këto ngjarje u fshinë nga kujtesa përkujtimore për arsye të politikës ditore. Një ngjarje perkujtimore që nuk i përmbahet së vërtetës është demagogji! Të tilla shqiptarët kanë festuar me qindra gjate 50 viteve diktaturë. Me retushim të aktorëve dhe personazheve historike. E njëjta gjë ndodhi në rastin e përkujtimit të ditës kur u vendosën për herë të parë marrëdhëniet diplomatike me Amerikën.

Pa asnjë dyshim, edhe nëse kjo datë festohet çdo vit, ajo i bën mirë kujtesës historike të shqiptarëve. Por kur humbet objektiviteti dhe e vërteta fshihet pas vendimeve “non-grata”, atëherë një festë e tillë kthehet në të kundërtën e efektit të saj, për të cilin është nisur të zhvillohet!

Historia është e pamëshirshme, nuk fal as më të fuqishmin! Prandaj dhe diplomacia duhet të jetë më fleksibel!

Zjarr Tv Ad