Friday, April 24, 2026
Ballina Aktualitet Meta krah Brisida Shehajt dhe Agim Neshos, premton llogaridhënie dhe ndëshkim për...

Meta krah Brisida Shehajt dhe Agim Neshos, premton llogaridhënie dhe ndëshkim për të korruptuarit

0
58

Kryetari i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se “revolucioni antikorrupsion” nuk do të ndalet deri në rivendosjen e llogaridhënies dhe ndëshkimit.

Meta ka shpërndarë në rrjetet socaile një fotografi ku shfaqet krah koordinatores për luftën kundër korrupsionit në PL, Brisida Shehaj.

Mesazhi i Metës:

Me Brisida Shehaj, Koordinatoren Kombëtare të Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, gati për stinën më të nxehtë të denoncimeve.

Edhe pse Qeveria pushon, vjedhjet, grabitjet, falsifikimet nuk pushojnë asnjë sekondë.

Revolucioni Antikorrupsion nuk ndalet deri në rivendosjen e Llogaridhënies dhe NDËSHKIMIT.

Zjarr Tv Ad