Monday, April 20, 2026
Ballina Aktualitet Kalendari vendoset këto dy ditë, ja datat kur do të luhen të...

Kalendari vendoset këto dy ditë, ja datat kur do të luhen të gjitha fazat e Champions-it për këtë sezon

0
51

Gjigantët e Europës janë njohur me rivalët e tyre në shortin e së enjtes në Stamboll, por në ndryshim nga sezonet e kaluara, këtë herë nuk e ka zbuluar ende kalendarin e takimeve.

Ka qenë vetë UEFA që nëpërmjet një komunikate ka saktësuar se kalendari i plotë i takimeve në grupe në Ligën e Kampioneve do të saktësohet sot ose nesër.

Sipas njoftimit të UEFA-s, fillimisht do të pritet dhe shorti i Ligës së Europës (sot ora 13:00) dhe i Ligës së Konferencës (sot ora 14:30) dhe më pas do të përcaktohen dhe oraret dhe datat e takimeve në Ligën e Kampioneve.

Zgjedhja e bërë nga UEFA i detyrohet faktit se organi më i lartë drejtues i futbollit në Europë ka dashur të shmangë përplasjet e mundshme të takimeve në të njëjtin qytet.

Zjarr Tv Ad