Tuesday, March 31, 2026
Ballina Aktualitet Prej muajsh në një lidhje të re, Bojken Lako fotografohet në momente...

Prej muajsh në një lidhje të re, Bojken Lako fotografohet në momente intime me partneren e tij

0
42

Kanautori Bojken Lako ka nisur një lidhje të re prej muajsh dhe ka lënë pas historinë me Semi Jaupajn.

Ndonëse ai nuk e ka zbuluar se kush është vajza që ia ka marrë zemrën ai nuk fshihet më dhe shfaqet me të publikisht. Mbrëmjen e djeshme ai ka qenë bashkë me të në ‘Sunny Hill’. Çifti janë fotografuar nga ‘Vip Magazine’ në momente intime dhe duke shkëmbyer puthje në buzë.

E dashura e artistit është e panjohur për publikun por kjo nuk e ka penguar çiftin të shfaqte dashurinë në publik.

Dyshimet mbi lidhjen e re u ngritën pasi Bojkeni postoi një foto në rrjetin social Instagram ku shfaqej duke mbajtur dorën e një vajze. Edhe pse artisti nuk ka qenë ndonjëherë i hapur për ta bërë publike jetën e tij private, kësaj here ai ka vendosur të na thotë se është duke jetuar një lidhje dashurie.

Disa muaj më parë gjatë një interviste në “Wake Up” i pyetur për foton që publikoi, Bojken fillimisht ironizoi se e bëri për të “promovuar festivalin”, pra për vëmendje ose marketing. Më tej ai shprehu se fakti që ai e ka postuar ate foto ne faqen e tij personale do të thotë që “është diçka e mirë”.

“Po shiko tani desha të promovoj festivalin. Nuk kam dëshirë të flas shumë sepse kështu është si të thush maja e shpërndarjes së thashethemit dhe të lajmit. Deri sa kam vënë diçka në faqen time personale normalisht ka diçka shumë të mirë që ndihem mirë edhe…”- tha ai duke mos dhënë shumë detaje

Zjarr Tv Ad