Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka treguar sot në rubrikën “Opinion” në News24, hapat që do të ndjekin deputetët e opozitës në komisionin e medias, për të bërë të mundur që të mbahet një seancë dëgjimore, përkundër kundërshtimit të socialistëve, që zëri i përfaqësuesve të “Fokus media Group” të dëgjohet pas sulmit në Prestige Resort me qëllim goditjen e fjalës së lirë të mediave që ka në pronësi Irfan Hysenbelliu.
Zhupa tha se me firmën e shtatë deputetëve do të kërkohet seancë dëgjimore, si e parashikon ligji, ndërsa theksoi se do dërgohen nga komisioni i Medias dhe shkresa zyrtarisht për informacione në ministrinë e Financave dhe tek grupi mediatik.
Kjo pas kundërshtimit që pati këtë të martë nga socialistët në komision, për seancën dëgjimore të kërkuar nga PD, për të mbrojtur një grup mediatik që po sulmohet nga kryeministri Rama.
“Pjesa socialiste donte ta kthente si çështje ndërtimore, kur në fakt s’është cështje ndërtimore. Nuk pranonin, se bëmë kërkesë për seancë dëgjimore me përfaqësues e “Fokus media Group”, nuk u pranua kjo kërkesë nga përfaqësuesit socialiste, Petro Koçi nënkryetar tha le të na sjellin informacionet në rrugë zyrtare.
Ne do ju dërgojmë një kërkesë e do insistojmë që shqiptarët duhet të dëgjojnë të vërtetën nga zëri i drejtuesve të televizionit e grupit mediatik për të kuptuar shantazhin që i bëhet medias.
E njëjta strategji si me Agon Channel me qëllim kryesor për të mbyllur median.
E tregojnë me shkresën që i kanë dërgur TV për të liruar godint ndërkohë që shihet invesitmi i bërë që e ka tejkaluar vlerën e godinave.
Pavarësisht kundërshtimeve na e lejon rregullorja e parlamentit kur 7 deputetë me firmë kërkojnë seancë dëgjimore është e detyrueshme të bëhet, ne pranuam të marrin informacione që ata të mos bojkotojnë seancën që të jenë aty e të dëgjiojnë të vërtetën.
Socialistët mundohen ta kalojnë e të fitojnë kohë duke kërkuar informacion zyrtar se vetë ministritë e tyre do e vonojnë informacionin zyrtar. I duan në rrugë zyrtare se dhe mund të manipulohen, është strategji për të fituar kohë se dokumentet janë publike, e kuptojnë që janë duke bërë një sulm të madh ndaj një mediumi shumë të madh”, tha Zhupa.




