Pritet prezantimi i masave drastike për energjinë elektrike, eksperti: Vjen si pasojë e keqmenaxhimit të energjisë që prodhon Shqipëria

0
13

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi ka dhënë një intervistë për Fax News ku ka folur lidhur me krizën energjitike, për të cilën nesër kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja, Belinda Balluku do të prezantojnë një paketë anti-krizë, ku siç tha ajo do kishte edhe masa drastike. Preçi tha se në rastin konkret, bëhej fjalë për politika të gabuara dhe keqmenaxhim të energjisë elektrike të prodhuar.

“Dua të sqaroj se kur flasim për krizë, duhet të ballafaqojmë shifrat që kanë të bëjnë me burimet e energjisë dhe politikat për menaxhimin. Është fakt që në ekonominë tonë kombëtare, nuk ka ndryshuar asgjë, mbetet për të parë nesër planin, ndëoshta lidhet me shtrëngimin e rripit dhe rikthimin e fashave të energjsië. Tashmë është fakt i njohur se kemi një prodhim pë t’u vlerësuar të energjsië elektrike.

Nëse nuk do kishim humbje, nuk do kishte nevojë për rritje çmimesh, as për tendera dhjetëra miliona eurosh. Asnjë vend nuk mund të jetë pa humbje fare, por duhet të themi se më shumë sesa 1 në KË orë që shesim jashtë, nuk kthehet më në vlerë monetare. Kjo do të thotë se ato dhjetëra milionë euro të marra borxh për risktrukturimin e kompanive, nuk e kanë justifikuar veten përveç rritjes së stafeve dhe patronazhistëve. Mos harrojmë se jo para shumë vitesh u shpenzuan 7 milionë dollarë për një projekt për databazë që nuk funksionin fare. Duke bërë shpenzime të tilla, është rritur kosto e prodhimit të energjisë elektrike”-tha Preçi.

Zjarr Tv Ad