Monday, July 13, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Perplaset per vdekje nga nje automjet nje punonjes policie ne Fushe Kruje

Perplaset per vdekje nga nje automjet nje punonjes policie ne Fushe Kruje

0
868
Zjarr Televizion Adccccc

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fushë Krujë, ku ka humbur jetën një punonjës policie.

Aksidenti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 22:20, në vendin e quajtur mbikalimi i Fushë Krujës, ku një efektiv i cili punonte në burgun po në Fushë Krujë, V. Dervishaj, dyshohet se është përplasur nga një automjet, që është larguar nga vendngjarja.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak në Tirane, V. Dervishaj, 50-vjeç.

Grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e mjetit tip BMW X5, ngjyrë e zezë dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorit.


 

Zjarr Tv Ad