Tuesday, August 25, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Dy prokurorët që mund të zëvendësojnë Arben Krajën në krye të SPAK

Dy prokurorët që mund të zëvendësojnë Arben Krajën në krye të SPAK

0
125

Klodian Braho dhe Edvin Kondili janë dy nga prokurorët që mund të pasojnë Arben Krajën në drejtimin e SPAK.

Të dy prokurorët nuk i kanë zyrtarizuar ende kandidaturat e tyre, por kanë afat brenda 45 ditëve.

Gazetari Eni Ferhati raportoi se kandidatët për kreun e SPAK duhet të dorëzojnë pranë KLP-së platformën e tyre.

Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite.

Sqarojmë se drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat.

Zjarr Tv Ad