Enkelejd Alibeaj takohet me Yuri Kim: Partia Demokratike i është mirënjohëse e SHBA-ve

0
76

Kreu i Grupit Parlamentar, Enkeljed Alibeaj, është takuar sot me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Alibeaj thotë se falënderoi Kim për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në përballjen me sulmin kibernetik të Iranit.

Gjithashtu ai u shpreh se i garantoi ambasadores se PD i është mirënjohëse ShBA-ve që përgjatë gjithë historisë së re dhe të vjetër të vendit tonë, ka patur mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës.

“Sot zhvillova një takim të frytshëm pune me Ambasadoren e ShBA në Tiranë Zonjën Yuri Kim. Nisja e sezonit të ri parlamentar dhe sfidat e reja gjatë kësaj periudhe ishin në qendër të bisedës. Disa nga çështjet kryesore ishin përmirësimi i legjislacionit në fuqi, reforma administrative – territoriale dhe ecuria e Grupit Parlamentar të PD-së.

E falenderova zonjën Kim për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në përballjen me sulmin kibernetik të Iranit. E sigurova se PD i është mirënjohëse ShBA-ve që përgjatë gjithë historisë së re dhe të vjetër të vendit tonë, ka patur mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës!”, tha Alibeaj.

Zjarr Tv Ad