Kjo është situata pas shiut të dendur që ra në Elbasan. Syri TV njoftoi se shiu ka krijuar disa problemie, kryesisht në qytet. Ka vërshime të ujit nga universiteti deri në bulevard.
Te ish-Konservimi, uji ka hyrë në bodrume e pallatit dhe ka bllokuar dhe hyrjen e pallatit; po kështu në unazën veriore nga kryqëzimi i luleve deri në stacioni i trenit ka prani uji në rrugë.
Tek lagjja poshtë digës së Zaranikës ka probleme në dy shtëpi nga uji i kanalit të ullishtes. Një pemë u rrëzua te farmacia 4.
Një banesë e vjetër po bëhet rrezik për kalimtaret, pasi gjatë stuhisë ka pasur rënie tjegullash në rrugë duke rrezikuar kalimtarët dhe mjetet.




