Monday, August 17, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Dhjetëra steka me paketa cigaresh kontrabandë, arrestohet pronari 30 vjeçar në Durrës

Dhjetëra steka me paketa cigaresh kontrabandë, arrestohet pronari 30 vjeçar në Durrës

0
61

Një 30 vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrrësit, pasi  u kap me mallra kontrabandë, pa pullë fiskale. Arrestimi i shtetasit me iniciale Xh. S. u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e tij, në Shijak, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme paketash me cigare, të dyshuara të kontrabanduara në vendin tonë, të cilat nuk ishin të pajisura me pullën fiskale.

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra.

Operacioni policor i koduar “Next” u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Durrës.

Sekuestrohen dhjetëra steka me paketa cigaresh, të dyshuara të futura kontrabandë në vendin tonë.

Arrestohet në flagrancë pronari i dyqanit që tregonte paketat me cigare, pa pullë fiskale.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Next”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-Xh. S., 30 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i shtetasit Xh. S. u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në dyqanin e tij, në Shijak, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme paketash me cigare, të dyshuara të kontrabanduara në vendin tonë, të cilat nuk ishin të pajisura me pullën fiskale përkatëse të Republikës së Shqipërisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad